Mbetet në fuqi pezullimi nga detyra për mjekun Edvin Prifti.
Apeli i GJKKO ka refuzuar kërkesën e Priftit për rikthimin në detyrë.
Gjatë kontrollit në banesë dhe në zyrë, mjekut të QSUT iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë të vjetra cash. Emri i tij doli pas përgjimeve për rastin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.
Prifti u mbrojt duke thënë se ai kishte një punë të mire, ndërsa paratë ishin nga një shitje prone që kishte bërë gruaja e tij.
Advertisement