Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Apelit të GJKKO për çështjen e Gërdecit. Apeli i GJKKO i hapi rrugë rihetimit dhe rigjykimit të Mediut.

Sipas avokatit të ish-ministrit, Ardian Visha vendimi i Apelit është anti-kushtetues. Kujtojmë se 4 ditë më parë, Gjykata e Lartë ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen arkivore të Gërdecit.

Dorëzimi i dosjes vjen pas vendimit të Apelit të GJKKO për të rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke i hapur rrugë edhe rigjykimit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";