Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Llallën, duke e dënuar me dy vite burg, SPAK bëri të ditur në një deklaratë se nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e këtij vendimi penal, duke ngarkuar Policinë e Shtetit për ekzekutimin e tij.
Por, meqënëse Llalla nuk rezulton të jetë në Shqipëri, ai është shpallur në kërkim.
“Bazuar në faktin se vendimi i mësipërm i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është i formës së prerë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme, me datë 22.09.2021 ka nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e këtij vendimi penal, duke ngarkuar Policinë e Shtetit për ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Ish-Prokurori i Përgjithshëm u akuzua për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive.