Anulimi i mbledhjes së Këshillit të Mandateve, reagon Alibeaj: Vendim antikushtetues

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Anulimi i mbledhjes së Këshillit të Mandateve, reagon Alibeaj: Vendim antikushtetues

Enkelejd Alibeaj doli në një deklaratë për mediat pas vendimit që mori Kuvendi për të anuluar mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

 

Ai e ka quajtur antikushtetues vendimin e kryetares së Kuvendit, ndërsa shtoi se shqyrtimi i kërkesës së SPAK për deputetin socialist, Alqi Bllako, duhej të shqyrtohej nga Këshilli.

 

Advertisement

“Ka vendosur anulimin e mbledhjes së këshillit të mandateve. E çuditshme! E padëgjuar, në shkelje të kushtetutës, rregullores dhe kompetencave të kryetarit të Kuvendit. Nga momenti që Kryetari i Kuvendit thërret këshillin, kompetenca i kalon pikërisht këtij këshilli. I duhet atij të mblidhet dhe te shqyrtojë kërkesën e SPAK. Dhe në bazë të kërkesës është këshilli ai që vendos. Këshilli i Mandateve ka një kërkesë që është pezull, qëndron në dyert e këtij kuvendi dhe pret një përgjigje. Pa këtë përgjigje ka një mangësi procedura e mëtejshme”, tha Alibeaj.

 

Mbledhja e Këshillit, i cili ishte parashikuar të zhvillohej sot në 18:00, u anulua, pas Bllako e ka dorëzuar vetë mandatin e deputetit me anë të një shkresë që e ka nisur me postë drejt godinës së Kuvendit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy