Ish kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar anulimin e njëanshëm të mbledhjes mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë si hakmarrje të Ramës për refuzimin e draftit të tij.
Berisha thekson se ky vendim i Ramës vjen me urdhër të presidentit serb, ndërsa e konsideron si akt antikombëtar.
“Rama me urdhër të Vuçiç anulon takimin me qeverinë e Kosovës!
Në një akt antikombëtar prej argati të neveriteshëm të serbomadhit Vuçiç, i ngërthyer nga skandali McGonigal, Edi Rama i nxirë sterrë me një protagonizëm qesharak idiotesk, njoftoi anullimin e takimit të njoftuar prej kohësh midis dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës si fillimi i sanksioneve ndaj kësaj qeverie. Ky vendim për anulimin e mbledhjes si hakmarrje për hedhjen poshtë nga qeveria dhe forcat politike të Kosovës të draftit të tij të marrë në sirtaret e Beogradit, dëshmon së çfarë është i gatshëm të bëjë ky njeri për serbomadhin Vuçiç, por dhe lëkurën e tij, pasi është në hetim penal për aferën McGonigal, korruptimin e ish shefit të kundërinteligjencës së Neë York-ut në kohën kur ai ishte në detyrë”, thotë Berisha.
Advertisement
Berisha dënon këtë vendim të kryeministrit Rama, të cilin e akuzon se po përdor situatën në favor të interesave të tij.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e ndërhyrjes brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos harrojë se Edi Rama në këtë sherr më qeverinë e Kosovës mbron interesa personale dhe se, që nga ardhja e tij në pushtet ai është protagonist kryesor i projekteve të Serbisë së Madhe dhe ndarjes së Kosovës me Aleksandër Vuçiç.
AdvertisementSë fundi ju bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës të bëjnë çdp përpjekje për ç’tensionimin e situatës dhe rikthinin në axhendën e Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimin e saj si interesi më i mirë i Kosovës, por edhe paqes dhe stabilitetit në rajon”, shton Berisha.
Kryeministri Edi Rama njofoi anulimin e njëanshëm të mbledhjes mes dy qeverive që do të mbahej ditën e nesërme në Gjakovë, ku do nënshkruheshin 13 marrëveshje mes shteteve.
Rama theksoi se fillimisht kishte propozuar takimin me Kurtin për të folur për një situatë më emergjente, siç është situata e krijuar në veri.