Angjeli: Ulja e TVSH-së për mallrat, fisheku i fundit i qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Angjeli: Ulja e TVSH-së për mallrat, fisheku i fundit i qeverisë

Teksa shumë vende kanë marrë masa si heqje apo pezullim të taksave si TVSH, akcizës për produktet bazike, ish-ministri i Ekonomisë, Anasatas Angjeli thotë se ulja e TVSH duhet të jetë masa e fundit që duhet të marrë qeveria.

 

“Në varësi se si do të jetë ecuria e çmimeve, për mendimin tim, ulja e TVSH-së duhet të jetë fisheku i fundit i qeverisë, në ndihmë të tregut dhe konsumatorit. Fillimisht duhet të mbështeten sektorët kyç dhe familjet në nevojë.”

 

Advertisement

Sipas Angjelit, këto janë fushat ku duhet të përqendrohet mbështetja e qeverisë.

 

“Fillimisht të mbështeten familjet më në nevojë me subvencion të çmimeve të rritura, më pas, fermerët, në mënyrë që të mos cenohet puna në bujqësi. Energjia duhet të jetë në vëmendje të shtuar. Por,  edhe transporti publik ka nevojë për ndërhyrje, pasi është një hallkë e rëndësishme. Ndërsa një sugjerim është edhe rritja e pagës minimale, të mos nisë efektet në 1 korrik, por në 1 prill”, u shpreh Angjeli në “E-ZONË”.  

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy