Anëtarë të grupit kriminal, arrestohen në Lezhë dy persona të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Anëtarë të grupit kriminal, arrestohen në Lezhë dy persona të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Tonin Kameri (alias Aleks Ionescu) dhe Pavlin Bregaj (alias Pavlin Tuku) rezultonin të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

 

Vendi fqinj i akuzon dy të arrestuarit sit ë përfshirë në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

 

Advertisement

Ndërkohë, policia ka shoqëruar dhe të afërmin e një nga të arrestuarit, pasi ka lejuar që personi i shpallur në kërkim të përdorte identitetin e tij për t’iu shmangur drejtësisë.

 

Gjatë operacionit të policisë italiane, ku janë shpallur në kërkim dy shtetasit e arrestuar, janë sekuestruar 7 kg lëndë narkotike kokainë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy