“Analizë për masakrën zgjedhore”/ PD mbledh sot Kryesinë, zbardhet mesazhi i Bardhit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Analizë për masakrën zgjedhore”/ PD mbledh sot Kryesinë, zbardhet mesazhi i Bardhit

Pas procesit zgjedhor të 13 qershorit, Partia Demokratike do të mbledhë këtë të premte Kryesinë.

 

Kryesia e cila do të nisë analizën për zgjedhjet e 25 prillit dhe do të thërrasë Kuvendin Kombëtar më 17 korrik.

 

Advertisement

Pritet që anëtaret e Kryesisë të vendosin nëse ky Kuvend do të ketë në fokus zgjedhjen e organeve drejtuese të partisë e ndryshimin e Statutit apo jo.

 

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:

Advertisement

Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për maskrën zgjedhore të 25 Prill.

Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit”, është mesazhi që Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi u ka dërguar demokratëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy