ANALIZA: Ndryshimi i pushtetit në Mal të Zi s’do të frenojë rritjen e ndikimit të Kinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ANALIZA: Ndryshimi i pushtetit në Mal të Zi s’do të frenojë rritjen e ndikimit të Kinës

Qeveria e re këmbëngul se investimet masive të Kinës nuk paraqesin rrezik për rrugën e Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por analistët politikë paralajmërojnë që autoritetet duhet të jenë më të kujdesshëm.

Nga Samir Kajosevic

Pavarësisht nga ndryshimi i fundit i qeverisë në Malin e Zi, ndikimi tashmë i rëndësishëm i Kinës në vend, përmes investimeve dhe projekteve të mëdha të infrastrukturës, ka të ngjarë të vazhdojë.

Ndërsa qeveria e re këmbëngul që lidhjet ekonomike në rritje me Kinën nuk do të ndikojnë në rrugën drejt Bashkimit Evropian të vendit, analistët thonë se autoritetet duhet të jenë më të kujdesshëm me investimet kineze.

Advertisement

Jovana Maroviç, nga një OJQ me bazë në Podgoricë, Rrjeti Politikon, tha se ndikimi i Pekinit në Malin e Zi do të mbetet, pavarësisht ndryshimeve politike.

Mali i Zi përjetoi një tërmet politik gushtin e kaluar kur tre blloqe të opozitës fituan një shumicë të hollë në zgjedhje, duke i dhënë fund qeverisjes së gjatë të Partisë Demokratike të Socialistëve.

“Ndikimi i Kinës në Malin e Zi shpesh shihet përmes aspektit të saj ekonomik… por ky ndikim po rritet dhe mund të bëhet politik në të ardhme”, i tha Maroviç BIRN.

“Kina mund të pritet të jetë shumë e pranishme në vend për shumë kohë në vazhdim”, shtoi ajo.

Advertisement

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Malit të Zi në tetor 2020, Kina ishte investitori më i madh në vend në vitin 2020, me 70 milionë euro investime të huaja direkte.

Prania e saj është më e dukshme aktualisht në autostradën Bar-Boljare, e cila përfaqëson segmentin malazez në një autostrade më të madhe që do të kalojë nga brigjet e saj në Adriatik deri në kryeqytetin serb, Beograd.

China Road and Bridge Corporation, CRBC, po ndërton pjesën malazeze të autostradës dhe 85 për qind e kostos së seksionit të parë po mbulohet nga një hua prej 944 milionë dollarësh nga Exim Bank e Kinës.

Sipas kushteve të kredisë, të cilën ish-qeveria e mori në 2014, Mali i Zi duhet të shlyejë këstin e tij të parë vjetor prej 67.5 milionë dollarësh këtë vit.

Advertisement

Afati për të përfunduar pjesën e parë ndërkohë u zgjat dy herë vitin e kaluar dhe kostoja totale është rritur në 1.3 miliardë euro.

Ministria e Jashtme e quan projektin e autostradës si pikën kyçe të bashkëpunimit midis dy vendeve, edhe pse e pranon se ka sfida.

“Edhe pse aktualisht po përballemi me vështirësi të mëdha në drejtim të zbatimit të saj, presim që pjesa e parë të përfundojë këtë vit.

“Sigurisht, Mali i Zi do të ketë një barrë të konsiderueshme në vitet e ardhshme për shkak të borxhit të madh ndaj Kinës për këtë projekt, pasi shlyerja e principalit të kredisë kineze do të fillojë së shpejti”, tha ministria për BIRN.

Advertisement

“Qeveria e re është e vendosur të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme përmes dialogut dhe bashkëpunimit me partnerët kinezë, e cila do t’i mundësojë Malit të Zi ta përfundojë këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturëe”, shtoi ajo.

BE-ja kundërshton thirrjen për të ndihmuar në shlyerjen e borxhit

Qeveria e re tashmë përballet me vështirësi financiare pasi mori një hua prej 750 milionë eurosh dhjetorin e kaluar, kredia e saj më e madhe në dy dekada, për të mbushur boshllëqet e mëdha në buxhetin 2021.

Kredia e re ka rritur madhësinë e borxhit publik, i cili ishte i barabartë me 90.85 për qind të PBB-së në fund të vitit të kaluar.

Advertisement

Sipas të dhënave zyrtare nga dhjetori i kaluar, kostoja e autostradës Bar-Boljare, 169 kilometra e gjatë, u vlerësua të ishte e barabartë me 45 për qind të PBB-së.

Më 18 mars, zv/kryeministri Dritan Abazoviç i kërkoi BE-së ta ndihmojë vendin të shlyejë kreditë që ai ka marrë në bankën Exim të Kinës si një mënyrë për të frenuar ndikimin kinez.

Në 15 prill, Ministri i Financave dhe Kujdesit Social, Milojko Spajiç, th gjithashtu se qeveria planifikonte të negocionte me BE-në shyerjen e huave të Kinës në kushte më të favorshme.

“Mali i Zi po negocion me partnerët evropianë për të gjetur një mënyrë për të financuar në mënyrë më të favorshme projekte në vend, duke përfshirë autostradën. Ne nuk i kërkojmë dikujt tjetër që të shlyejë borxhet tona, por të na ndihmojnë  t’i rifinancojmë ato në kushte më të favorshme”, tha Spajiç për Nova.rs. media.

Advertisement

Por më 12 prill, zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano tha se BE-ja nuk do ta ndihmonte Malin e Zi të shlyente kredinë e tij, edhe pse kjo kishte për qëllim uljen e varëisë nga Kina.

“Duke folur posaçërisht për Malin e Zi dhe Kinën, BE-ja ka shqetësime mbi efektet socio-ekonomike dhe financiare të disa prej investimeve të Kinës të cilat mund të kenë efekte në vend”, tha ai.

Mali i Zi tashmë u përpoq dhe dështoi dy herë të siguronte fonde nga Banka Evropiane e Investimeve për pjesën e dytë të autostradës.

Dy studime fizibiliteti të kryera nga konsulenca ndërkombëtare në 2009 dhe 2012 zbuluan se vëllimet e parashikuara të trafikut nuk justifikonin shpenzimet. Ish-qeveria vlerësoi se ky segment i dytë, i gjatë 24 km, nga Matesevo në Andrijevica, mund të kushtojë 273 milionë euro.

Advertisement

Edhe përpara pandemisë COVID-19, Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN, po i bëntë thirrje Malit të Zi ta shtynte ndërtimin e autostradës derisa vendi t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe të ketë qasje në fondet strukturore dhe të investimeve nga blloku.

Vendi ka statusin e kandidatit. Mali i Zi i filloi negociatat e pranimit në BE në qershor 2012, ndërsa qeveria e re ka thënë se shpreson të përmbushë kushtet për anëtarësim deri në 2025.

Gazetari i të përditshmes Vijesti, Goran Kapor paralajmëron qeverinë e Malit të Zi të mos presë hua të reja nga bankat perëndimore përpara se të ulë borxhin e saj publik në nën 60 për qind të PBB-së.

“Është e mundur që qeveria të negociojnë me bankën kineze, duke e lejuar Malin e Zi ta shtyjë shlyerjen e huasë ekzistuese ndërsa kontraktori kinez të marrë punën e ndërtimit dhe aksionet e reja. Një variant më radikal do të ishte që t’i jepej për një kompanie kineze për shumë vjet mbledhja e taksave në këtë autostradë, ndërsa ata vazhdojnë ndërtimin e sektorëve të rinj”, tha Kapor për BIRN.

Advertisement

“Në skenarin më të keq të mundshëm, qeveria mund të heqë dorë nga ndërtimi i fazave të dyta dhe të treta derisa të shlyhet kredia”, shtoi ai.

Në qershor të vitit 2020, ndërkohë, ish-qeveria nënshkroi një kontratë për një projekt tjetër të madh të përbashkët me Kinën, ndërtimin e një termocentrali në qytetin e Pljevljas.

Ai do të ndërtohet nga një konsorcium kinez-malazez, DEC International-Bemax-BB Solar-Permonte. Kostoja e projektit është caktuar në 54 milionë euro.

Kontrata e detyron konsorciumin të garantojë operacione në prodhimin e energjisë dhe kompleksin e minierave të qymyrit në Pljevlja për 20 deri në 30 vitet e ardhshme.

Advertisement

Kërkohet qasje e re ndaj projekteve kinez

Jovana Maroviç i bën thirrje qeverisë së re të jetë e kujdesshme me projektet kineze pasi borxhet në rritje mund të shkaktojnë vënien në përdorim të garancive të përfshira në kontrata, nëse shteti nuk është në gjendje të shlyejë huatë.

Ajo gjithashtu paralajmëron se, në vend që të kontribuojnë në rritjen ekonomike, projekte të tilla mund të përfundojnë duke qenë një kërcënim për qëndrueshmërinë financiare.

“I takon qeverisë së re në Malin e Zi të mos i refuzojë investimet kineze, por t’u afrohet atyre me një strategji të qartë. Kjo i referohet forcimit të sundimit të ligjit, i cili do të përcaktojë më mirë kushtet”, tha Maroviç.

Advertisement

“Për shkak të situatës në vend, investimet kineze thjesht thellojnë mangësitë në sundimin e ligjit, i cili më pas e distancon më tej Malin e Zi nga përmbushja e detyrimeve të tij në negociatat përsa i takon anëtarësimit në BE”, shtoi ajo.

Më 3 mars, Mali i Zi nisi hetimin e parë shtetëror për dëmtimin e mjedisit të bërë në lumin Tara të mbrojtur nga UNESCO nga ana CRBC në rrugën e autostradës Bar-Boljare.

Prokuroria në qytetin e Kolashinit e akuzoi kompaninë kineze për fillimin e ndërtimit atje pa paraqitur një kërkesë dhe pa iu bindur masave të përcaktuara për mbrojtjen e mjedisit.

Ndërsa aktivistët civilë pretendojnë se hetimi i referohet vetëm një pjese të vogël të shkatërrimit që ka ndodhur gjatë ndërtimit të autostradës, Ministria e Investimeve Kapitale këmbëngul që hetimi nuk do të ndikojë në bashkëpunimin e përgjithshëm me CRBC.

Advertisement

Kryeministri Krivokapiç ka thënë gjithashtu se problemet me afatet për përfundimin e seksionit të parë të autostradës Bar-Boljare nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Ministria e Jashtme e Malit të Zi, ndërkohë, këmbëngul se rritja e ndikimit ekonomik të Kinës nuk do ta devijojë vendin nga rruga e tij drejt BE-së.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ngritja e Kinës po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje. Disa e shohin zhvillimin kinez si një mundësi, të tjerë si një sfidë dhe të tjerë si një kërcënim”, tha ajo për BIRN.

Ne jemi të hapur ndaj të gjitha formave të bashkëpunimit që janë në përputhje me Acquis Communautaire (BE), sepse Mali i Zi, si një vend kandidat, harmonizon plotësisht qëndrimet e tij me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së”, shtoi ajo.

Advertisement

Birn

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy