Nga Ivan Sascha Sheehan, Newsweek

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih muajin e kaluar, Presidenti Joe Biden siguroi aleatët europianë se Amerika është rikthyer .

“Interesat tona nuk do të jenë të përbashkëta gjithmonë … Por ne kemi një bazë të gjerë dhe sigurisht pozitive, “, tha Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel .

Deklarata e saj pranoi një të vërtetë të spikatur që kishte humbur në atmosferën e takimit: rritjen e tensioneve në marrëdhëniet transatlantike përpara ish-Presidentit Donald Trump .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo është diçka e natyrshme. Interesat ndryshojnë. Por në Ballkanin Perëndimor, këto ndryshime janë rritur në mënyrë kontradiktore dhe të paqëndrueshme.

Për më shumë se një dekadë, Shtetet e Bashkuara kanë transformuar politikën e saj të zhvillimit në Bashkimin Europian .

Ndërsa Amerika garantoi sigurinë e Kosovës, Europa po përpiqej të ishte e drejtë dhe të ndërtonte një vend të së drejtës. Tani, përkundër financimit të të dyve, politika e BE-së po punon në mënyrë aktive kundër interesave amerikane (dhe kosovare). Biden duhet të angazhohet përsëri për të korrigjuar një politikë mashtruese të së kaluarës.

Si ndodhi diçka e tillë?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Së pari, BE miratoi Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit (EULEX) në Kosovë, misioni më i madh civil ndërqeveritar në botë, për të udhëhequr gjykatat dhe sistemet e policisë të shtetit më  të ri.

Së dyti, ajo financoi Dhomat e Specializuara të Kosovës, një gjykatë kombëtare e krijuar sipas ligjeve kombëtare për të gjykuar ata që akuzohen për krime lufte.

Sidoqoftë, çështja do të gjykohej në Hagë – shtëpia e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Sot, të vetmit kosovarë që po përballen në gjyq janë; gjyqtarët, prokurorët dhe personeli ndihmës që ishin dhe janë të gjithë ndërkombëtarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Institucionet e krijuara për të rifituar besimin në qeveri midis qytetarëve lokalë dhe qeverisë janë bërë më shumë sesa një urë lidhëse për të vazhduar përpara  me qëllimet e politikës europiane – të cilat janë dukshëm  ndryshe nga ato amerikane.

Kjo ilustrohet më së miri nga prishja e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës verën e kaluar- një marrëveshje që ka qenë objektivi kryesor i Amerikës në Ballkanin Perëndimor për më shumë se një dekadë.

Një takim për të nënshkruar një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Uashingtoni midis presidentëve të Serbisë dhe Kosovës u caktua për në qershor. Por as atëherë nuk ndodhi.

Disa orë para se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi të fluturonte përtej Atlantikut, Prokuroria e Specializuar në Hagë njoftoi se kishte ngritur një aktakuzë kundër tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Udhëheqësi gueril dhe tre nga bashkëpunëtorët e tij do të gjykoheshin për krime kundër njerëzimit gjatë luftës të viteve 1990. Takimi në Uashington duhej të anulohej.

Aktakuzat supozohet të bëheshin publike vetëm pasi të ishin konfirmuar nga një gjykatës i procedurës paraprake (e cila ndodhi vetëm në nëntor).

Arsyeja për shkeljen e protokollit, sipas prokurorit, ishte për shkak të një “fushate të fshehtë” për të minuar fuqinë e gjykatës nga presidenti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, duke shmangur kështu përballjen me drejtësinë” – një përpjekje e qartë  për të krijuar një ide se cili ishte fajtor para se të niste çështja.

BE-së nuk i pëlqente marrëveshja e ndërmjetësuar nga Uashingtoni sepse synonte të hapte rrugën për një shkëmbim të diskutueshëm të territoreve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Serbia dhe Kosova ishin të gatshme të diskutonin për shkëmbimin e territoreve. Një gjykatë europiane që synonte të vinte  drejtësinë për krimet e së kaluarës u bë një mjet për politikën në të tashmen. Realiteti tjetër është se BE nuk e pëlqen udhëheqjen pas pavarësisë. Ata kanë të drejtë të kenë një pikëpamje të tillë.

Por një gjykatë gjoja kosovare dhe e pavarur është bërë mjeti për t’i kthyer pikëpamjet e saj në vepra; pastrimin  e politikanëve.

Tashmë gjykata është e zhytur në skandal.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjyqtarja Ekaterina Trendafilova shkeli rregullat e gjykatës , pasi kishte informuar fshehurazi inteligjencën dhe diplomatët e BE-së mbi strukturën dhe procedurën për çështjet e ardhshme në gjykatë – para se avokatët e mbrojtjes të njoftoheshin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një incident tjetër, kryeprokurori i dha dikujt 3 kuti me dokumente konfidenciale që përmbajnë identitetin e dëshmitarëve.

Përfundimi i vetëm objektiv është se nuk është udhëheqja kosovare që po minon Dhomat e Specializuara të Kosovës, por udhëheqja e Dhomave të Specializuara që po minojnë Kosovën.

Në gjykatën kosovare, shqetësimi kryesor janë dënimet, madje edhe në kurriz të drejtësisë. Ajo që filloi si një instrument për të dënuar përgjegjësit për krimet e së kaluarës, dhe për pasojë ndërtimin e institucionit të drejtësisë në vend, është tashmë diçka e pazakontë.

Pavarësisht nëse tërheq fondet miliarda dollarësh nga gjykata, ose tërhiqet tërësisht, Presidenti Biden duhet të ndërhyjë për reformuar gjykatën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çështja nuk është të ndryshosh rezultatin, por të sigurosh që gjyqet të administrohen në përputhje me parimet e drejtësisë – dhe kjo ende nuk është parë nga kosovarët.

Biden beson se drejtësia ishte e domosdoshme gjatë luftërave Jugosllave.

Gjatë një udhëtimi në Bosnjë në 1993, ai u takua me udhëheqësin Jugosllav Slobodan Millosheviç dhe i tha: “Unë mendoj se ju jeni një kriminel i luftës dhe duhet të gjykoheni si një i tillë”.

Tridhjetë vite më vonë, si president i Shteteve të Bashkuara, ai duhet të parandalojë kthimin e padrejtësisë në Ballkan. Përktheu Sonila Backa-abc

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";