I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, analisti Ergys Mërtiri, teksa flitej për pozicionin e presidentit Meta, në politikën e ditëve të fundit dhe gjuhën e përdorur prej tij, u shpreh se presidenti është, sipas tij, një figurë politike dhe jo partiake.
Mërtiri sqaroi se presidenti bën politikë, e kontrollon atë dhe është një barrierë ndaj qeverisë, kur kjo e fundit i tejkalon kompetencat e saj.
Ergys Mërtiri: Të thuash që presidenti nuk është politik është komplet e gabuar
Arben Meçe: Ku e mbështet këtë more zotëri?
Ergys Mërtiri: Është mendimi im. Presidenti, padyshim, pa asnjë lloj hezitimi është pozicion politik. Nuk është pozicion partiak, po, por jo politik, se presidenti bën politikë, kontrollon politikën. Është një barrierë ndaj qeverisë, kur qeveria tejkalon kompetencat, me ato kompetenca që Kushtetuta i jep presidentit.
Dhe presidenti nuk gjykon Kushtetutën, por ato kompeteneca që Kushtetuta ia jep, i zbaton.