Analisti Maliqi: Jetëgjatësinë e qeverisë Hoti nuk e donte më askush!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Analisti Maliqi: Jetëgjatësinë e qeverisë Hoti nuk e donte më askush!

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, Kosova shkon në zgjedhje të reja.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, analisti Agron Maliqi, përmes një lidhjeje Skype, u shpreh se tashmë jetëgjatësinë e qeverisë Hoti nuk e donte askush.

Agron Maliqi: Besoj, ishte e pritshme. Që prej Marsit, edhe për shkak të rrethanave, ajo qeveri ra. Dihej që kjo nuk ishte një qeveri që mund të zgjaste shumë. Tani, thjeshtë kishte mbërrit pikën kur nuk po kalonte dot as ligjet esenciale. Fundi ishte I natyrshëm.

Vendimi i Gjyaktës, zgjedhjet e reja për të cilat me shumë gjasa, pothuajse ka konsensus, i fiton Vetëvendosja.

Advertisement

Shumica e re që krijohet, menjëherë të krijojë një lloj shumice kushtetuese për ta zgjedhur edhe Presidenti, përndryshe futemi prapë në zgjedhje.

Alban Dudushi: Të duket kjo, si një kthim monedhe nga ana e Vetëvendosjes ndaj LDK-së, kur ishte LDK-ja ajo që e rrëzoi Kurtin me një shumicë kushtetuese në Parlamentin e Kosovës, po ia kthen atë nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese?

Agron Maliqi: Po. Mirpo, mos të harrojmë se këtu nuk është vetëm Vetëvendosja. Fatkeqësisht jetëgjatësin e kësaj qeverie nuk e donte më askush, përveç LDK-së, ndoshta.

Lufta mes Haradinajt dhe PDK-së, për çështjen e presidentit, ku të dy përpiqeshin ta shantazhonin palën tjetër me kërcënimin e zgjedhjeve. Arriti pikën ku në një farë forme u gjetën para një të pashmangshmeje dhe mendoj se dhe vendimi i Gjykatës ndoshta është ndikuar dhe nga momenti në të cilin ka dalë, edhe nga kjo dinamikë e pamundësisë së këtij Kuvendi për ta zgjedhur Presidentin dhe Gjykata besoj ka patur dhe bazën ligjore për këtë punë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy