Lëvizja Globale për të drejtat e njeriut, “Amnesty International” konstaton se dhuna e ushtruar nga policia dhe mbështetja e tepruar në zbatimin e ligjit për masat ndaj COVID-19, kanë shkelur të drejtat e njeriut në 60 vende të botës dhe rrjedhimisht kanë përkeqësuar krizën shëndetësore.
“PATRICK WILCKEN
ZV/DREJTOR NE PROGRAMIN E ÇESHTJEVE GLOBALE, AI
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Forcat e sigurisë në të gjithë botën po shkelin gjerësisht ligjin ndërkombëtar gjatë pandemisë, duke përdorur forcë të tepruar dhe të panevojshme për të zbatuar bllokime dhe ndalime nga ana e policisë. Mbështetja e tepërt në masa shtrënguese për të zbatuar kufizimet e shëndetit publik po i përkeqëson gjërat. Për më tepër, vendimet për arrestimin, ndalimin, përdorimin e forcës dhe shpërndarjen me forcë të grumbullimeve, kanë rrezikuar rritjen e infektimit.”
Në raportin e publikuar këtë të enjte “Abuzimi i policisë dhe pandemia globale”, organizata me më shumë se 10 milionë anëtarë në 150 vende të botës, shton se në të gjithë Europën, veçanërisht në Belgjikë, Francë, Greqi, Itali, Rumani dhe Spanjë, zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë ushtruar forcë të paligjshme kundrejt njerëzve që nuk përbënin kërcënim të rëndësishëm në kontekstin e zbatimit të bllokimeve.