Amfiteatri tërheq turistë, numri i vizitorëve të huaj në Durrës rritet me 30%

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Amfiteatri tërheq turistë, numri i vizitorëve të huaj në Durrës rritet me 30%

Amfiteatri antik i Durrësit është objekti më i vizituar i trashëgimisë kulturore, ku numri i turistëve të huaj ka shënuar rritje të konsiderueshme në 2 muajt e fundit. Grupe vizitorësh gjermanë, holandezë dhe polakë janë më të interesuarit për monumentin që daton që në shekullin e dytë.

 

Ne jemi nje grup turistësh që vijme nga Gjermania. Na pelqen ky vend dhe kemi ndjere nje atmosfere miqesore. Është një vend I bukur dhe sot jemi ne Durres. Pame amfiteatrin dhe u njohëm me historine e vjeter të këtij qyteti. Është e mrekullueshme një monument I tille, shumë afër qendres dhe I aksesueshem per te mberritur lehte ne jete vend.

 

Advertisement

Të njëjtin opinion ndajnë edhe një çift nga Holanda, të cilët për 4 ditë kanë vizituar qytete të ndryshme të vendit.

 

 Ne jemi prej kater ditësh në Shqiperi. Kemi vizituar beratin, krujën, tiranën dhe sot Durresin. Po shohim amfiteatrin, I cili është një monument që nuk e kemi në Hollande. Është shumë i bukur dhe i vecantë.

Holandezi tjeter: Ne jemi nje grup shokësh që njihemi prej 35 vitesh bashkë dhe cdo 5 vjet udhëtojnë në vende të ndryshme. Shqiperia na pelqen dhe Durresi është një qytet I bukur, ja sot po shohim amfiteatrin, është një monument I vjetër, I vecante për ne.

Advertisement

 

Alban Ramohitaj, drejtor i qendrës muzeore, shprehet se këtë vit ka pasur një rritje të ndjeshme të vizitorëve në amfiteatër.

 

 ALBAN RAMOHITAJ

Advertisement

DREJTOR I QENDRES MUZEORE DURRES 

Kemi afro 30 përqind me shume se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

 

Gjithnjë e më shumë turistët e huaj po orientohen për të vizituar objekte të tilla, me të cilat identifikohet Durrësi si qytet dhe historia e tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy