“Ambulanca u vonua gjysmë ore”, Brataj u përgjigjet familjarëve të Egli Progës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ambulanca u vonua gjysmë ore”, Brataj u përgjigjet familjarëve të Egli Progës

Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj ka adresuar akuzat e ngritura për dhunimin për vdekje të 42 vjeçarit Egli Progës në Pogradec, se urgjenca nuk ka kaluar në kohë. Sipas tij, ambulanca ka mbërritur në kohë dhe se e gjithë situata është menaxhuar me kod të kuq për 20 minuta.

“Infermieri i vlerësimit ka kaluar të dhënat ekipit të Pogradecit  në orën 19:12, në orën 19:14 ekipi është nisur drejt vendngjarjes dhe në 19:18 ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Pas 2 minutash, pacienti është vendosur në autoambulancë, pra në 19:20, dhe është drejtuar drejt spitalit të Pogradecit.

Përgjatë 11 minutave të rrugës nga vendngjarja në spital, pacienti është asistuar nga stafi mjekësor. I gjithë misioni ka qenë në total 20 minuta, duke nisur nga kërkesa për ndihmë”, tha Brataj.

Advertisement

Egli Proga 42 vjeç u dhunua për vdekje nga Denis Meçe, 29 vjeç, pasditen e 11 gushtit në Pogradec. Meçe, së bashku me tre persona të tjerë u vunë në pranga. Ditën e djeshme, 13 gusht, Meçe doli para Gjykatës së Korçës dhe ndaj tij rëndon akuza “vrajse nga pakujdesia”. Ndërsa tre personat e tjerë të arrestuar u lanë të lirë dhe ndaj tyre rëndon akuza “detyrim paraqitje”./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy