Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ishte sot e pranishme në ekspozitën “Në emër të Amerikës” në sheshin ‘Skënderbej.
Kim theksoi se SHBA nuk është e lëkundur kurrë në pozitat e saj për Shqipërinë dhe partnerët, pavarësisht se çfarë ndodh brenda dhe jashtë vendit. Diplomatja amerikane tha se demokracia që kemi sot mund të mos jetë e përsosur, por është fituar me gjak e duhet ruajtur.
‘SHBA nuk është lëkundur kurrë nga pozita për Shqipërinë, ju jeni partnerët tanë dhe pavarësisht çfarë do te ndodhë brenda dhe jashtë Shqipërisë, kjo pozitë nuk do të lëkundet kurrë. Demokracia që kemi sot mund të mos jetë e përsosur dhe është fituar me gjak, është diçka e çmuar dhe duhet ruajtur.’– tha Yuri Kim.
Advertisement