Ambasadorja Kim i përgjigjet Berishës: Vendimi i DASH s’ka lidhje me teori konspirative

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasadorja Kim i përgjigjet Berishës: Vendimi i DASH s’ka lidhje me teori konspirative

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka sqaruar vendimin për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke vënë në dukje se autoritetet shqiptare duhet të shohin marrjen e masave. Diplomatja amerikane i ka shprehur qartë pritshmëritë e SHBA që beteja kundër korrupsionit të mos mbetet tek masat e marra nga Sekretari Amerikan i Shtetit.

 

YURI KIM

AMBASADORE E SHBA

Advertisement

“Pavarësisht nëse këto vendime janë për në Shqipëri apo ndokund tjetër në botë, siç e thashë më herët, në momentin që këto vendime certifikohen nga Sekretari i Shtetit dhe shpallen nga Sekretari i Shtetit, ato janë shumë të dukshme dhe do të ishte me vend që autoritetet vendase të shikonin masat.”

 

Ambasadorja ka hedhur poshtë pretendimet e Sali Berishës se vendimi i SHBA-së u motivua nga Soros.

 

Advertisement

“Do të thoja që këto histori konspiracioni janë të pavend për një vend aleat në NATO dhe aspirant për në BE. Ditët e teorive të konspiracionit duhet t’i përkasin të shkuarës. Tani, e gjitha ka të bëjë me faktet. Dhe do t’ju them që procesi për përcaktimin e individëve, sidomos individëve të rëndësishëm, është një proces shumë i gjatë dhe shumë tërësor. Dhe, në kohën kur një vendim shkon përpara Sekretarit të Shtetit, pra që të nënshkruhet nga Sekretari i Shtetit, ai ka kaluar nëpër shumë e shumë nivele shqyrtimi.”

 

Ndërsa në lidhje me marrëdhëniet me mazhorancën, ambasadorja ka hedhur poshtë akuzat se ajo mbron qeverinë Rama.

 

Advertisement

“Kjo është një akuzë me të cilën përballen diplomatë amerikanë kudo në botë dhe diplomatët në përgjithësi. Shpresoj që njerëzit të kuptojnë që si diplomatë, e dini, mua më ka dërguar Presidenti amerikan për të përfaqësuar interesat tona pranë qeverisë shqiptare. Pra, detyra ime e parë, përparësia ime e parë është të sigurohem që qeveritë tona të kenë një marrëdhënie të mirë pune. Por përtej kësaj, diplomacia ka të bëjë me më shumë se thjesht qeveri me qeveri; ka të bëjë edhe me marrëdhënien njerëz me njerëz, madje edhe bizneset.”

 

Diplomatja amerikane bëri apel që qeveria Rama në këtë mandat të tretë të sjellë më të mirën për shqiptarët.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy