Nga data 1 korrik do të hiqet tarifa celulare roaming në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Soreca thotë se komunikimet celulare në të gjitha vendet e Ballkanit do të jenë pa asnjë tarifë.
“Nga 1 korrik 2021, zero tarifa roaming në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë.
Advertisement
Duhet të keni parasysh vetëm diçka: të keni celularin të karikuar me bateri.
Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian dhe mundësuar nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovinë, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia”, shkruan ambasadori Soreca.