Ambasadori britanik thirrje shqiptarëve: Dilni të votoni më 6 mars!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasadori britanik thirrje shqiptarëve: Dilni të votoni më 6 mars!

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në votimet për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, pasi, sipas tij, është e vetmja mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet.

 

“Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit fillon sot. Kjo është një mundësi për partitë dhe kandidatët që të parashtrojnë programe të qarta politike që u përgjigjen nevojave të qytetarëve në nivel vendor. Qytetarët shqiptarët meritojnë një fushatë zgjedhore të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente, pa retorikë të dëmshme apo intimidime, si dhe të bazuar në respekt të ndërsjellë. Inkurajojmë të gjithë votuesit të marrin pjesë ne zgjedhje dhe ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet”, shkruan diplomati britanik.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy