Duke filluar nga data 11 tetor, certifikatat e vaksinimit të qytetarëve shqiptarë do të njihen edhe në Britaninë e Madhe.
Alastair King-Smith, ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipërim, në një postim në profiling e tij në Twitter, e cilësoi një lajm të mirë për shqiptarët që duan të ikin në Mbretërinë e Bashkuar.
“Lajm i mirë për shqiptarët, britanikët dhe shtetasit e tjerë që nisen për në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria. Nga 11 tetori, certifikatat e vaksinave të lëshuara në Shqipëri do të njihen edhe në Britaninë e Madhe”, shkruan ai.
Good news for Albanians, British and other nationals heading to UK from here. From 11 Oct, vaccine certificates issued in #Albania will be recognised. #TravelIsGREAT #UKandAL https://t.co/qLLzYjPDpc https://t.co/8aKiGtLNXB
— Alastair King-Smith (@AlastairKS) October 7, 2021
Advertisement