Siç po e tregojnë edhe këto manovra ushtarake, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë të pranishme në rajonet e Ballkanit Perëndimor dhe të Detit të Zi në mënyrë që të sigurojnë parandalimin e kundërshtarëve të mundshëm në mbrojtje të aleatëve tanë, deklaroi ambasadori amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt gjatë vizitës në portin e Aleksandropolit për fazën përfundimtare të manovrave ushtarake ndëraleate DEFENDER-Europe 2021.
”Shumë manovra të përbashkëta të zhvilluara javët e fundit nxjerrin në pah ritmin e përshpejtimit të marrëdhënieve tona ushtarake, të korporuara në Marrëveshjen tonë të Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Ndërsjellë. Këto angazhime i tregojnë të gjithë botës se Greqia dhe SHBA qëndrojnë krah për krah, në mbështetje të paqes dhe stabilitetit rajonal, ashtu siç kemi bërë për dy shekujt e kaluar”, shtoi ai.
“DEFENDER-Europe 21 në veçanti thekson vendndodhjen strategjike të Aleksandropolit. Këto manovra të drejtuara nga ushtria amerikane, e përbërë edhe nga më shumë se 28 000 forca shumëkombëshe nga 26 kombe, janë ideuar për të krijuar gatishmërinë dhe ndërveprimin midis SHBA, aleatëve të NATO-s dhe ushtrivë partnere në një zonë të gjerë operacionesh”, tha Pyatt.
Ai gjithashtu shprehu vlerësimin për “gatishmërinë e Greqisë për të organizuar, pritur dhe marrë pjesë në këto manovra që demonstrojnë aftësinë e ushtrisë amerikane në Europë dhe Afrikë për të shërbyer si një partner strategjik i sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi.
”Siç po e tregojnë edhe këto manovra ushtarake, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë të pranishme në rajonet e Ballkanit Perëndimor dhe të Detit të Zi në mënyrë që të sigurojnë parandalimin e kundërshtarëve të mundshëm në mbrojtje të aleatëve tanë”, deklaroi ambasadori amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt.