Ambasadorët “zbarkojnë” sot në selinë e PD-së/ Takim me Bashën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasadorët “zbarkojnë” sot në selinë e PD-së/ Takim me Bashën

Paraditen e sotme, në selinë e Partisë Demokratike do të zbarkojnë ambasadoret e SHBA, BE, Gjermanisë, Francës e Britanisë së Madhe.

Mësohet se në orën 10:00 ata do të takohen me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Mesa duket situata e krijuar në PD dhe përplasja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ka sjellë reagimin e ambasadorëve të SHBA-ve, BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Anglisë .

 

Advertisement

Kujtojmë se dje u krijua një situatë kaotike  në PD, pasi ish-kryeministri Sali Berisha me 29 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit zhvilluan një mbledhje në seli ku u zgjodhën komisionet që do të merren me referendumin e paralajmëruar me anëtarësinë për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy