Ambasada e SHBA ka publikuar të dhënat e Departamentit Amerikan të Shtetit për personat e shpallur “non grata” nga Amerika.

 

Në një raport të publikuar bëhet me dije se numri i personave të shpallur “non grata”, kryesisht për korrupsion është mbi 200. Ndërkohë, në këtë raport theksohet se nuk ka asnjë kthim vendimi apo falje për personat e shpallur non grata.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Publikimi i këtyre shifrave, mesa duket është një përgjigje për ish kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pak kohe më parë.

 

Ky qendrimi ambasadës vjen pak ditë pasi vetë Berisha kërkoi nga Departamenti Amerikan i Shtetit rishikim të vendimit për shpalljen e tij “non grata” nga SHBA.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nxjerrja e shifrave i jep përgjigjen e qartë Berishës, se nuk ka gjasa të ketë një rikthim të vendimit të shpallur ndaj tij.