Ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi i zyrtarit amerikan të Antidrogës Todd Robinson me Altin Dumanin, prokurorë dhe gjyqtarë të tjerë në ambientet e SPAK.
Në një postim në rrjetin social, ambasada shkruan se zyrtari i lartë amerikan ka shprehur mbështetjen për drejtësinë dhe vendosi fokusin tek fundi i pandëshkueshmërisë.
“Në një pritje me gjyqtarë, prokurorë, hetues dhe drejtues shqiptarë nga agjencitë shqiptare të drejtësisë, Ndihmës Sekretari Todd Robinson falënderoi partnerët tanë shqiptarë për guximin dhe përkushtimin e tyre për sundimin e ligjit, transparencën dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë. Ai nënvizoi rëndësinë e një drejtësie të pavarur për Shqipërinë pasi ajo lufton krimin dhe korrupsionin”, shkruan ambasada./vizionplus.tv
In a reception with Albanian judges, prosecutors, investigators, and leaders from Albanian justice agencies, Assistant Secretary Todd Robinson thanked our Albanian partners for their courage and commitment to rule of law, transparency, and ending impunity. He underscored the… pic.twitter.com/G8DvvVsKmw
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) March 19, 2024