Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë është ndriçuar rozë mbrëmjen e kaluar në nderim të muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson se ky është një mesazh për të nënvizuar rëndësinë e edukimit të grave dhe vajzave se si mund të zbulojnë kancerin sa më herët.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara është ndriçuar rozë në nder të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, një mesazh për të nënvizuar rëndësinë e edukimit të grave dhe vajzave se si mund të zbulojnë kancerin sa më herët dhe të jetojnë jetë të shëndetshme. Në Shqipëri, më shumë se 700 gra diagnostikohen me kancerin e gjirit çdo vit dhe një e treta e tyre humbasin jetën. Zbulimi i hershëm bën ndryshim shumë të madh në trajtim dhe mbijetesë. Mbroni veten, bëni mamografinë!” shkruan ambasada.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";