Ambasada amerikane: Mbështesim punën e SHÇBA për të siguruar integritetin e ligjit shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasada amerikane: Mbështesim punën e SHÇBA për të siguruar integritetin e ligjit shqiptar

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë nënvizon se do të ofrojë mbështeje për Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) drejt një pune të fortë, të pavarur dhe efikase.

 

Përmes një postimi të bërë në “Facebook”, ambasada shprehet se SHÇBA duhet të sigurojë integritetin dhe llogaridhënien e ligjit shqiptar.

 

Advertisement

“Ambasada Amerikane mbështet një Shërbim të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që është i fortë, i pavarur dhe efikas në punën e tij të rëndësishme për të siguruar integritetin dhe llogaridhënien e ligjit shqiptar. Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockëell dhe Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit Ron Hendren u takuan dje me Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku, për të diskutuar mbi reformat e rëndësishme legjislative në vazhdim dhe për të nënshkruar një marrëveshje dhurimi në mbështetje të njësisë poligrafike të SHÇBA-së.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy