Amarildo Nikolli i zbulon drejtësisë vrasjet e bujshme, Giovanna i shkon në burg me fustan nusërie (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Amarildo Nikolli i zbulon drejtësisë vrasjet e bujshme, Giovanna i shkon në burg me fustan nusërie (VIDEO)

Më 8 gusht të vitit të kaluar, policia njoftoi me bujë se kishte arrestuar Amarildo Nikollin, i cili edhe pse vetëm 35 vjeç, përpara autoriteteve ka zbardhur ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër si dhe ka përmendur emra të njohur të botës së krimit që i janë futur këtij aktiviteti kur ai ndoshta ka qenë vetëm 10 vjeç.

Ai gjithashtu është mjaf i njohur edhe në rrjetet sociale, kryesisht Tik Tok përmes partneres së tij, Giovanna Nikolli, e cila pavarësisht çdo përfshirjeje të partnerit të saj në ngjarje kriminale, nuk është tutur aspak të reklamojë jetën e tyre luksoze mes festave të pafundme me shishe shampanje, pushimet në restorte me pesë yje, çanta të markave më të shtrenjta e tufave gjigante me trëndafila.

Madje, hekurat e qelisë, nuk e kanë ndaluar që herë pas here të surprizojë Nikollin, i cili ndodhet në burgun “313” në kryeqytet.

Pasi bërtiste emrin e tij jashtë burgut, dhe ngriti dronin pranë burgut të sigurisë së lartë, vetëm për të filmuar Amarildon në ambientet e ajrimit, Giovanna ka shkuar kësaj here e veshur me fustan nusërie.

Advertisement

Në një video të publikuar nga vetë ajo në rrjetin social “Tik Tok”, Giovanna shkruan se është përvejtori i dytë i lidhjes së tyre.

“Bashkë në të mirë e në të keq, derisa vdekja të na ndajë. Gëzuar 2 vjetorin jeta ime. Nuk na ndal asgjë në botë që të martohemi. Gjithmonë do jem me ty”, shkruan Giovanna.

 

Më herët ajo tregoi se ka gdhendur në trupin e saj një tatuazh foto me Amarildon.

Advertisement

Arrestimi i Amarildo Nikollit

Amarildo Nikolla alias Xhanaj nga Shkodra, u arrestua në pikun e sezonit turistik 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë, pasi qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje.

Ai po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë.

Advertisement

Pas arrestimit ai ka pranuar të flasë para prokurorëve të SPAK, duke treguar sipas tij emrat e disa personazheve të botës së Krimit në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër.

Dëshmia e tij fillimisht është marrë në konsideratë por pas vendosjes së përgjuesit në ambientet ku mbahej i izoluar, ka rezultuar se kishte diçka që nuk shkonte pasi Nikolli dyshohet se ishte shtyrë nga dikush tjetër për të dhënë atë deklarim para prokurorëve.

Pavarësisht kësaj situate aktualisht çështja ndaj Amarildo Nikollit vijon të mbahet në SPAK, pasi prokurorët e çështjes janë duke vlerësuar dëshminë e tij.

Emri i Nikollit u pjesë e kronikave në momentin që u kap me armë zjarri në Vlorë, në pikun e sezonit turistik të vitit 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë.

Advertisement

‘Shkodrani’, siç edhe thirret nga shoqëria, po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë.

Por për ‘kokën’ e kujt ishte nisur Nikolli?

Dyshimet janë për Inez Hajrullën, i cili jeton pranë kompleksit Oslo, një zonë që dikur njihte për zot Edison Harizajn, ‘faqedjegurin’.

Dhe personi që ka gjasa të qëndrojë pas këtij urdhri është Sokol Sinomataj, ‘buzëderri’, një prej emrave të vjetër të botës së krimit në Vlorë, anëtar i bandës së Gazmir Brakës, i njohur si ‘Gaxhai’.

Advertisement

Sokol Sinomatajt i ekzekutuan të birin në janar të këtij viti, në banesën e tyre në Vlorë.

Ndërsa Sokol Sinomataj, i cili u lirua nga Amnistia, u rikthye sërish në qëli vetëm dy ditë pas lirimit, pasi për të kishte një udhër arrresti nga drejtësia italiane.

Inez Hajrulla është armiku i përbetuar i Sinomatajt, i cili ka qenë i dyshuari kryesor për vrasjen e Harizajt. Pas eliminimit të Harizajt, ishte Hajrulla ai që kaloi në krye të grupit kriminal. Hajrulla u ka shpëtuar dy atentateve. Në vitin 2017 kur u dëmtua në të dyja këmbët pasi një sasi eksplozivi shpërtheu në mjetin e tij dhe në vitin 2019, kur konsumonte një kafe në kompleksin ‘Oslo’ në zonën e Lungomares, u qëllua me breshëri plumbash nga dy makina në lëvizje.

Pas përgatitjes së dy atentateve dyshohet se qëndron Bernard Sinomataj, vëllai i Sokol Sinomataj dhe xhaxhai i Gëzim Sinomataj që u vra në ballkon.

Advertisement

Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë ka pranuar konkretisht Amarildo Nikolli (Xhanej) para prokurorëve.

Ai ende nuk e ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi nuk janë vlerësuar informacionet që ka dorëzuar në tryezën e hetuesve.

Marrëdhënia me Giovannën

Amarildo është mjaft i njohur në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale, kryesisht Tik Tok, përmes partneres së tij, Giovanna Nikolli, e cila pavarësisht çdo përfshirjeje të partnerit të saj në ngjarje kriminale, nuk është tutur aspak të reklamojë jetën e tyre luksoze mes festave të pafundme me shishe shampanje, pushimet në restorte me pesë yje, dhurata të çantave të markave më të shtrenjta e tufave gjigante me trëndafila.

Advertisement

Jo të paktat herë kanë qenë rastet kur dyshja përfshiheshin dhe në sfida të ndryshme në Tik Tok, përmes të cilave përcillnin frymën e dy të rinjve adoleshentë. Ata identifikohen lehtë dhe nga tatuazhet e shumta që kanë, sidomos njërin prej tyre të cilin e kanë të njëjtë, numrin 13 që e kanë gdhendur përjetësisht në qafë.

Koha kur Amarildo u burgos u pasua me një heshtje disaditore nga ana e Giovannës, por përmes një videoje, ajo sqaronte ndjekësit dhe personat që i ndiqnin se lajmi ishte i vërtetë, por që do të dilte shumë shpejt.

Advertisement

Ndërkohë, nuk mungonin dedikimet…

Giovanna pjesën më të madhe të kohës e kalonte pranë rrugës “Jordan Misja”, ku ndodhet burgu ‘313’ dhe thërriste emrin e të dashurit të saj.

Njëra prej videove u bë dhe virale në rrjetet sociale.

Advertisement

Në një tjetër video, Giovanna mundësoi ngritjen e një droni pranë burgut të sigurisë së lartë, vetëm për të filmuar Amarildon në ambientet e ajrimit. E ndoshta për shkak të një komunikimi të pandërprerë, Nikolli e dinte që personi që priste ta shihte nga ana tjetër e kamerës ishte e dashura e tij, ndaj dhe buzëqesh dhe e përshëndet me dorë…

Në fakt nuk ishte nevoja për shumë dedikime.

Ditëlindjen Giovanna e festoi e vetme, por në fundvit ishin bashkë.

Dyshja u rishfaqën në fillim të vitit 2024 së bashku, por krejt papritur ndërprenë çdo postim. Dalja e Amarildos nga qelia, rrëfimet e zhvilluara përballë hetuesve dhe zbardhja e ngjarjeve kriminale, e kanë detyruar çiftin të heqin dorë nga jeta publike mes mijëra ndjekësish, pëlqimesh e komentesh. Çfarë të ketë ndodhur me ta?

Advertisement

A është kthyer Amarildo Nikolli në një Nuredin Dumani që do të hapë një tjetër ‘Kuti Pandore’?

A jemi gati për një tjetër operacion të ngjashëm me atë të Plumbit të Artë?

Mbetet për tu parë nëse rrëfimi i tij do të sjellë mbylljen në kafazë të “luanëve” të Vlorës apo do të nxisë përplasjen e mëtejshme mes tyre, duke qenë se një pjesë, si shumë të inkriminuar, kanë gjetur strehë jashtë vendit…madje atje ku ekstradimi ka treguar që është mjaft i vështirë!

Porosia për vrasjen e Inez Hajrulla

Advertisement

Amarildo Nikolli ka treguar se ishte kontraktuar nga dy djem xhaxhallarësh me inicialet L.Z dhe E.Z si dhe nga shtetasi i arrestuar me tre emra, Muharrem Koroveshi. Të tre personat i përkasin një grupi kriminal, i cili kishte premtuar një shumë financiare që besohet se është diku tek 300 mijë euro me qëllimin e vetëm vrasjen e Inez Hajrulla, në fillim të muajit gusht 2023 në Vlorë. Grupi kishte siguruar armët, mjetet e largimit dhe njëherësh kishte garantuar strehimin e vrasësve me pagesë.

Në momentin e arrestimit nga policia e Vlorës, dy kushërinjtë ishin në ambientet e një pastiçerie në zonën e “Lungomares” në Vlorë. L.Z dhe E.Z, shoqëronin shkodranin Nikolli, duke e afruar pranë zonës së quajtur “Oslo”, territor ky që kontrollohet nga grupi i drejtuar nga Inez Hajrulla. Në momentin kur ka ndërhyrë policia dhe ka arrestuar Amarildo Nikollin, dy kushërinjtë kanë mundur të largohen me vrap duke mos u arrestuar nga policia.

Fillimisht çështja ndaj Nikollit u trajtua nga Gjykata e Vlorës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”, ndërsa informacionet paraprake tregonin se Amarildo Nikolli, kishte udhëtuar nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë në qytetin e Vlorës. Ditën e arrestimit Nikolli ndodhej i shoqëruar në ambientet e një Pastiçerie në “Lungomare” me dy persona të tjerë të cilët mundën t’i shpëtojnë kapjes nga policia lokale. Por teksa ka qëndruar disa muaj në hetim në policinë dhe prokurorinë e Vlorës, kjo e fundit pak kohë më parë ka shpallur moskompetencën dhe rastin e Amarildo Nikollit, ja ka çuar për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK.

Prokuroria ka nisur hetimet për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Ai tashmë është kthyer në bashkëpunëtor të prokurorisë SPAK, duke treguar veprimtarinë kriminale që ka kryer në Vlorë dhe bisedat që kryenin me personat e shpallur në kërkim për vrasjet me pagesë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy