Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit hera-herës deri të dendura kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore. Hera-herës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu intensitet të ulët. Në relievet kodrinore-malore në periudha afatshkurtra reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 8m/s.

Temperaturat në vlerat e mesditës parashikohen me rënie si më poshtë:
në zonat malore 13°C deri në 21°C
në zonat e ulëta 14°C deri në 26°C
në zonat bregdetare 15°C deri në 25°C

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";