Policia e Shkodrës ka vijuar kontrollin dhe evidentimin e zonave të kanabisuara, ku raportohet se janë asgjësuar në total mbi 1 mijë bimë narkotike.
Në fazën e katërt të operacionit që u shtri në një hark kohor prej dy ditësh, policia ka asgjësuar bimë narkotike të mbjellë në fshatrat Sumë, dhe Vjerdhë në Vaun e Dejës.
“Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 830 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Sumë, njësia adminstrative Pult.
Në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan edhe 200 bimë narkotike cannabis sativa të tjera, që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Vjerdhë, Vau i Dejës”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Alpet e Pastra” është operacioni policor në Shkodër që synon goditjen e zonat të pyllëzuara në të cilat janë mbjellë lëndë narkotike.
Policia njofton se po punon për të asgjësuar të tjera zona me kanabis, si dhe vënë para përgjegjësisë autorët e kësaj veëprimtarie të paligjshme.