Arrestohet në flagrancë nje 42-vjeçar në Tepelene pasi beri kallezim te rreme ne polici duke pretenduar se i kishin vjedhur një shumë parash në banesë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 219 fishekë.
Advertisement
Shtetasi A. S., 42 vjeç, banues në fshatin Nivicë, u arrestua pasi ka njoftuar shërbimet e Policisë, duke pretenduar se i kishin vjedhur një shumë parash në banesë, por nga veprimet hetimore rezultoi se ai kishte bërë deklarim të rremë para punonjësve të Policisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 219 fishekë model 56.
Advertisement