Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti shpërndau me ndjekësit e tij në “Facebook” një studim të fundit të kryer në Katar mbi rrezikun e riinfektimit me koronavirus.

 

Alimehmeti bëri edhe një shpjegim, duke theksuar se rreziku i riinfektimit është shumë i rrallë. Në të gjitha rastet, shtoi ai, shenjat nuk janë të rënda dhe sëmundja kalohet pa u vënë re, raporton “Vizion Plus”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Fillimisht testuan 192.984 persona për zbulimin e antitrupave anti-SARS-CoV-2. Më pas, 43.044 persona me serologji pozitive u ndoqën në kohë (varion nga momenti i infektimit deri në fund të studimit). 2 persona ndër 3 të reinfektuar as nuk e kuptojnë fare. Të dhëna të tjera kyçe: 1 person ndër 43.044 u riinfektua dhe shfaqi formë të rëndë të COVID-19; 2 persona ndër 43.044 u riinfektuan dhe shfaqën forma të moderuara të COVID-19; Asnjë riinfektim nuk shfaqi formë kritike të COVID-19; Asnjë riinfektim nuk përfundoi me vdekje. Risku i riinfektimit është i rrallë: 1 ndër 1.000 për periudhën disa mujore pas testit të antitrupave pozitive. Nuk u gjet asnjë provë që personave me antitrupa t’iu dobësonte imuniteti mbrojtës me kalimin e kohës brenda 7 muajve të studimit. Shumica e riinfektimeve janë zbuluar thjesht rastësisht. Asnjë vdekje nuk ndodhi në rastet e riinfektuara. Pra, miqtë e mi, besojini trupit tuaj dhe sistemit imunitar shumë më shumë se sa burimeve mediatike!”