Alibeaj zbardh bisedën me Yuri Kim/ Këto ishin temat e diskutimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alibeaj zbardh bisedën me Yuri Kim/ Këto ishin temat e diskutimit

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Në një postim në Facebook, Alibeaj ka zbardhur edhe temat që janë diskutuar mes tyre.

Ai shkruan se në qendër të diskutimit kanë qenë përmirësimi i legjislacionit në fuqi, reforma administrative – territoriale dhe ecuria e Grupit Parlamentar të PD-së.

 

Advertisement

Sot zhvillova një takim të frytshëm pune me Ambasadoren e ShBA në Tiranë Zonjën Yuri Kim.
Nisja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja gjatë kësaj periudhe ishin në qendër të bisedës. Disa nga çështjet kryesore ishin përmirësimi i legjislacionit në fuqi, reforma administrative – territoriale dhe ecuria e Grupit Parlamentar të PD-së.

E falenderova zonjën Kim për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit.

E sigurova se PD i është mirënjohëse ShBA-ve që përgjatë gjithë historisë së re dhe të vjetër të vendit tonë, ka patur mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës!”, shkruan Alibeaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy