Enkelejd Alibeaj ka njoftuar se demokratët nuk do ta bojkotojnë procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes Alibeaj tha se ky proces është një sfidë politike për të cilën opozita do të bëjë detyrën e saj kushtetuese.
“Ishin disa çështje e rëndësishme që u diskutuan. Po ishte dhe çështja për vlerësimin e situatës. Ishin edhe dy çështje të rëndësishme, që janë diskutimet për emrat që do të propozojmë për dy komisionet e rëndësishme, Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, që ne kemi bërë shumë negociata.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Janë dy nga kuajt e betejës së opozitës dhe PD. Ne kemi pasur një vonesë, por për shkak edhe zhvillimeve të brendshme. Kemi konkluduar në emrat që do të jenë prezent në dy komisionet, por edhe në komisionin e investimeve strategjike.
Asnjë të re s’kishte në diskutimet e kolegëve, përveç faktit që u theksua që opozita do të jetë në proces, siç e kemi thënë në fillim, për të bërë detyrën tonë qytetare, morale, do të marrim pjesë në proces që të jetë gjithëpërfshirës. Presidenti i Republikës kështu e do. Të jetë transparent. Duhet të jetë i njohur nga të gjithë dhe proces serioz, me kontributet e të gjitha palëve. Për këtë arsye pavarësisht skepticizmit, sulmeve, të pavërtetave që janë thënë është detyrim i opozitës që në një proces të rëndësishëm të mos e bojkotonte.
Të mos shmangej. Është një sfidë e vogël politike që opozita duhet t’i ketë përballë”, u shpreh Alibeaj.