Alibeaj, kryetar i komanduar?/ Paloka: Gjykata e ka shkarkuar, nuk i bashkon dot demokratët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alibeaj, kryetar i komanduar?/ Paloka: Gjykata e ka shkarkuar, nuk i bashkon dot demokratët

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës regjistroi ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin e 11 Dhjetorit, duke legjitimuar në këtë mënyrë Komisionin e Rithemelimit.

 

Si pasojë, Edi Paloka u shpreh në “Quo Vadis” se ky vendim tregon që PD drejtohet aktualisht nga Komisioni i Rithemelimit, dhe se Enkelejd Alibeaj nuk është kryetar i komanduar, por vetëm deputet dhe kryetar i grupit parlamentar.

 

Advertisement

“Së pari, pasi Gjykata mori vendimin dhe pranoi statutin e PD të Kuvendit të 11 dhjetori, nuk ka asnjë justifikim që Alibeaj të quhet kryetar i komanduar. Me vendimet e 11 dhjetorit, të gjitha strukturat drejtuese, kryesia dhe kryetari, u shkarkuan. Ky vendim tashmë është në fuqi. Ky statut nga vendimi i gjykatës ka mbyllur çdo kapitull. Alibeaj është deputet dhe kryetar i grupit parlamentar deri në këtë moment, dhe vetëm kaq. Nuk ka asnjë funksion tjetër në PD. PD e drejton Komisioni i Rithemelimit. A është Alibeaj figura që mund të bashkojë PD-në? Për mua, absolutish që jo. Këtë po e tregon dhe me qëndrimet e fundit.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy