Koalicioni opozitar ka vendosur të dalë me një listë kandidatësh të udhëhequr nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Burime pranë PD bëjnë me dije se aleati kryesor Ilir Meta do të jetë në listën e sigurt, pavarësisht se ndodhet në burg për shkak të hetimeve nga SPAK.

Po ashtu në listë të sigurt do të jenë edhe Fatmir Mediu e Vangjel Dule.

Detajet se sa kandidatë do të ketë secila parti në listën e hapur e sa në listën e mbyllur ende nuk janë përcaktuar por në parim opozita beson se garimi në 11 maj me 1 listë të përbashkët është strategjia më e mirë për të përkthyer në mandate deputetësh votën e qytetarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 “Ajo që është e rëndësishme, është përfshirja e sa me shume  subjekteve të djathta në këtë koalicion. Fraksionimi i opozitës do të ishte dëm. Kujtoj 2021 pasi nëse 120 mijë votat e LSI do ishin pjesë e një koalicioni padyshim do ishin kthyer në më shumë mandate jo në katër siç mori LSI dhe do kishin një tjetër raport në përfaqësimin parlamentar”, tha kryetari i PR, Fatmir Mediu.

Kryetari i PAA Agron Duka sqaron se bisedimet me PD nuk janë mbyllur, por ai vetë nuk do të garojë për deputet dhe do tu hap rrugën figurave të reja të partisë.  Bazuar mbi peshën elektorale Duka thekson se do të marrë 1 ose dy vende në pjesën e sigurt të listës.

“Kur kalojnë disa mandate dhe kohëra mendoj që ka njerëz të tjerë që duhet të na zëvendësojnë, duke qenë që të njëjtët njerëz vazhdojnë në Parlament me dekada, nuk i ndryshojnë ligjet, vazhdojnë t’i marrin ato katër pesë mandate, çfarëdo që të japin, nuk do të japin më shumë se këta që do vijnë”, tha Duka.

Në deklaratat publike kreu i PD Sali Berisha është treguar i hapur për të krijuar aleanca me çdo parti duke përjashtuar Lulzim Bashën e Enkelejd Alibeajn.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por deri më tani pjesë e koalicionit opozitar janë vetëm partitë që kanë garuar me Partinë Demokratike në dekadën e fundit./vizionplus.tv