Aleanca çon Teatrin në Kushtetutese/ Aktivistët duan të jenë palë në padinë e Metës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aleanca çon Teatrin në Kushtetutese/ Aktivistët duan të jenë palë në padinë e Metës

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar gjykatës kushtetuese për të kërkuar sipas tyre të drejtën e kauzës për teatrin kombëtar.

Kjo aleancë ka depozituar këtë të premte kërkesën për tu përfshirë si palë të tretë në padinë që presidenti i vendit Ilir Meta ka ngritur përsa i përket shembjes së Teatrit Kombëtar.

 

Ne si aleancë kemi sjellë një kërkesë për të marrë pjesë në këto dy çështje. Së dyti kemi kërkuar që të pezullohen efektet ligjore të dy akteve, njëra e nxjerrë nga Parlamenti i Shqipërisë dhe njëri Këshilli i Ministrave. Ne i kemi kërkuar që të pezullohet si shqyrtim, deri sa kuorumi i Gjykatës Kushtetuese të jetë i plotë, pra të jenë në masën prej 9 gjyqtarësh.

Advertisement

 

Më heret Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozuituar disa kallëzime në SPAK dhe në Prokurorinë e Tiranës ku ka kërkuar hetim ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy