Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar dialogu Prishtinë-Beograd. Pas një takimi që ka zhvilluar me shefin e diplomacisë evropiane, Kurti ka thënë se nuk është i neglizhuar nga pala kosovare ndërsa ka konfirmuar pjesëmarrjen në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel që organizohet më 18 Maj.

Refuzimin që i ka bërë takimit me Vuçiçin më datë 11 Maj ai e ka arsyetuar me faktin se ka shumë punë për të bërë në Kosovë përfshirë edhe miratimin e programit qeverisës ndërsa i nevojitet kohë për konsulta rreth dialogut.

“Unë do të vij në mes të muajit maj në Bruksel në darkën që ju keni organizuar me liderët e Ballkanit Perëndimor. Dhe ne në këtë mënyrë besoj se do ta zhvillojmë kapitullin tjetër të dialogut për t’i realizuar marrëveshjet e arritura. Ju mund të llogarisni në gatishmërinë time. Për të vendosur të gjitha çështjet e Ballkanit Perëndimor në tavolinë duhet të jemi të gjashtë vendet dhe nuk ka vend më të mirë sesa Brukseli për një takim të tillë”.

Për Borrelin rruga e vetme e Kosovës për integrim në BE është dialogu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Rruga evropiane e Kosovës kalon nëpër këtë dialog. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka alternativë tjetër. Duke arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë Serbi, është mënyra për tu inkuadruar në perspektivën evropiane. Prandaj unë e inkurajova Kurtin që të përfshihet në këtë çështje”.

Për ‘non papers”, kryeministri Albin Kurti vlerësoi se për të janë të parëndësishme derisa Borreli këto dokumente i ka quajtur ‘fake news’. Kurti gjatë qëndrimit në Bruksel ka kërkuar vaksina për kosovarët duke thënë se vendi ynë ka marrë deri më tani vetëm 24 mijë.