Qeveria e sapo krijuar e Albin Kurtit ka vendosur një bllokadë të paprecedentë për qytetarët e Kosovës që duan të vizitojnë Shqipërinë. Dhe jo vetëm. Nga masat shtrënguese që hyjnë në fuqi ditën e sotme, pengohen edhe mjekët nga Kosova që do të vaksinoheshin në Kukës për të marrë dozat e para, apo të dyta.
Sipas vendimit, Kosova nga sot do të futet në një bllokadë të pjesshme për shkak të rritjes së rasteve me Covid.
Kjo do të thotë se qytetarët e Kosovës që do të duan të vizitojnë Shqipërinë, qoftë edhe për të kaluar fundjavën, nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre pas 24 orësh pa kaluar kalvarin e shpenzimeve dhe sorrollatjeve për të sigruuar testin negativ.
Është e paqartë nëse vendimi ka të bëjë për të penguar vaksinimin e mësuesve në Kukës, por një ditë më parë Kurti deklaroi se Kosova nuk pranon vaksina nga vendet që nuk e kanë njohur duke refuzuar ndihmën e Shqipërisë me vaksinat kineze.