Albin Kurti tërhiqet nga bashkimi me Shqipërinë: Na pengon Kushtetuta, tani duhet të forcojmë Kosovën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Albin Kurti tërhiqet nga bashkimi me Shqipërinë: Na pengon Kushtetuta, tani duhet të forcojmë Kosovën

Albin Kurti ka treguar edhe njëherë tjetër, se është tërhequr nga ideja e bashkimit me Shqipërinë, edhe pse ka hyrë në politikë pikërisht me këtë kauzë.

Ai tha se e pengon Kushtetuta e Kosovës, të cilën deri disa vite më parë nuk e njihte, ndaj nuk bëhet dot bashkimi.

Por, nëse bëhet një referendum, të cilin natyrisht nuk do t’a iniciojë as Kurti e as Vetëvendosja, ai tha se do të votonte pro bashkimit.

Pra thjesht do të votonte, nëse do t’i kërkohej, edhe pse, duke qenë kryeministër dhe me pushtet absolut, ai në fakt mund ta ndërrmerte vetë këtë iniciativë, si për referendumin, ashtu edhe edhe për ndryshimin e Kushtetutës.

Advertisement

“Unë besoj që pavarësia e plotë nënkupton pavarësi nga pavarësia, në mënyrë që të bashkohemi në një federatë me Shqipërinë ose Bashkimin Europian. 

Dy referendume mund ta zgjidhin këtë gjë, në Shqipëri dhe në Kosovë, por kurrë duke dhunuar Kushtetutën tonë. 

Do të duhet që të ndryshohet Kushtetuta fillimisht dhe kjo mund të bëhet vetëm paqësisht dhe në një mënyrë demokratike. Nëse do të kemi forcuar shtetin e Kosovës, nëse mund ta bëjmë paqësisht dhe në mënyrë demokratike mendoj se do të votoja PO”, tha Kurti për Euronews.

(TemA)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy