Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi uljen e importeve nga Serbia përmes masave të tjera që do të marrë ekzekutivi i drejtuar prej tij.

Edhe pse nuk i bëri të ditura masat, duke iu kundërpërgjigjur liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Kurti tha se synim i tyre është rritja dhe forcimi i bashkëpunimit tregtar me Shqipërinë.

“Në 6-mujorin e parë të vitit 2018, kur nuk ka pasur lëvizje të mëdha të çmimeve, Kosova ka importuar fiks 212 milionë euro mallra nga Serbia. Unë pajtohem që ulja e importeve nga Serbia duhet të bëhet edhe më shumë përmes masave që do të ndërmarrim.

Krahasuar me qeverisjen e mëparshme, kemi një rritje të importeve nga Shqipëria dhe rritjen e eksporteve drejt Shqipërisë. Dhe ky është synimi ynë afatgjatë”, tha Kurti gjatë fjalës në Kuvend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";