Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka pyetur se çfarë është e gatshme Kosova që t’i japë Serbisë në këmbim të njohjes. Megjithatë, Kurti ka thënë se duhet të ndalet taktika që Serbia gjithmonë të marrë diçka.

Në një intervistë për “Le Monde”, Kurti ka thënë se Franca vazhdon të mbetet skeptike sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Në nivelin diplomatik, i kërkova Presidentit Macron të lidhte njohjen e ardhshme të Serbisë për Kosovën, edhe për të fituar një ulëse për Kosovën në Kombet e Bashkuara, sepse këto dy çështje, sipas mendimit tim, nuk duhet të ndahen.

Macron më pyeti se çfarë është e gatshme t’i japë Kosova Serbisë në këmbim të njohjes, por pyetja e vërtetë është: Kur do të ishte e gatshme Serbia ta njohë Kosovën?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Besoj se duhet të ndalemi me taktikën e dhënies gjithmonë më shumë Serbisë, duke mos qenë kurrë e kënaqur me shkëmbim”, ka thënë Kurti në këtë intervistë.

Kurti është shprehur se ideja e shkëmbimit të territoreve si zgjidhje në dialog “ka mbaruar”. Po ashtu, ka shprehur bindjen se administrata e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, nuk do të zbatojë idetë e administrates së ish-presidentit Donald Trump.

“Unë besoj se administrata amerikane nuk merr shumë parasysh atë që zoti Trump kishte bërë në mënyrë diplomatike. Kjo histori absurde e shkëmbimit të territoreve ka mbaruar, nuk flasim më për të”, ka thënë Kurti

Kurti vizitoi Francën të mërkurën. Ai u takua me presidentin Macron në Pallatin Elysee.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";