Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dalë kundër propozimit të Angela Merkel për t’ju bashkuar projektit “Open Ballkan”.

Ai tha se është i mjaftueshëm “Procesi i Berlinit” dhe nuk ka nevojë për projekte të tjera bashkëpunimi.

”Në takimin me kancelaren gjermane Merkel u konfirmua se procesi i Berlinit është edhe korniza edhe rruga për integrimin europian.

Pra, Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe gjithashtu mjaftueshëm i thellë që mos ketë për variante të tjera alternative.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në bisedat që pata, theksova se nuk duhet të ketë fonde europiane pa vlera europiane. Fondet e BE për 6 shtete të Ballkanit Perëndimor duhet të paraprihen e shoqërohen me vlerat e BE.

Për vendet tona theksova se janë 4 elemente të domosdoshme që të ketë paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë dhe siguri për të gjithë.

Ato janë sundimi i ligjit i cili vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve, e dyta ëstë demokratizimi i cili mundëson media të lira e të pavarura, kundër autorkratëve.

E treta ballafaqimi me të kaluarën, nuk lejon kriminelë të luftës aq më pak në pushtet, dhe e katërta reciprocite te balancë i pakicave në kundërshti me hegjemonitë nacionaliste në Ballkan. Katar elementë të rëndësishëm për paqen, sigurinë e rrugën drejt BE”, tha Kurti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";