Albania 1 dhe Albania 2 së shpejti në hapësirë, dhe sot pritet që të nënshkruahet kontrata me vlerën 6 milionë dollarë.
Këtë gjë e bëri të ditur miistri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili deklaroi se përmes satelitëve, do të bëhet e mundur monitorimi i territorit të vendit tonë.
Advertisement
“Sot do nënshkruhet kontrata e shërbimit satelitor në fushën e mbrojtës dhe teknologjisë. Kontrata ka vlerën 6 milionë dollarë. Konstiton në përdorimin e dy satelitëve për monitorimin e territorit të Shqipërisë, si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë. Shqipëria do të ketë akses të dedikuar në dy satelitët që pritet t’i bashkohen flotës. Satelitët do të quhen Albania 1 dhe 2. Kjo do ti mundësojë Shqipërisë marrjen e imazheve satelitore”, tha Peleshi.