Kryeministri Edi Rama ka marrë vaksinën e Pfizer-it, në ditën e parë të nisjes së procesit të vaksinimit në vendin tonë. Personi i parë në Shqipëri që u vaksinua ishte doktoresha Najada Çomo. Kryeministri Edi Rama tha për mediat se do të vaksinohej sot, “vetëm për të dhënë mesazhin e qartë që vaksina jo vetëm është e sigurt, por është arma asgjësuese e këtij armiku të padukshëm”.
E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico shpjegoi se cilët janë kategoritë e individëve që do të përjashtohen nga vaksinimi
“Ne kemi akoma dritëhije për të kuptuar grupet që përjashtohen, por fëmijët, gratë shtatzana, personat të cilët gjykohen nga mjeku që nuk mund ta bëjnë vaksinën për hir të një faze terminale.”