Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico garantoi sigurinë e vaksinës anti-COVID edhe për qytetarët me alergji. Gjatë një interviste për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Fico deklaroi se deri më tani, nuk ka patur asnjë problem anësor. Sipas saj, shqetësim mund të ketë vetëm në rastet kur qytetarët kanë alergji nga përbërësit e vaksinës.
“Dita e sotme tregoi që në të gjithë këto raste nuk kemi patur asnjë lloj alerti për një situatë problematike nga vaksinimi. Vetëm nëse ka alergji dhe problematika nga komponentët e vaksinës vetë, atëherë nuk bëhet. Por duke qenë se njerëzit po thirren nga mjeku i familjes, që i njeh këto probleme, në përgjithësi në këtë rast nuk kemi problem me alergjitë stinore.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Sa u takon kategorive të përjashtuara nga vaksinimi, Fico tha se bëhet fjalë vetëm për fëmijët dhe gratë shtatzëna. Ajo foli edhe për nisjen e vaksinimit masiv në Shqipëri, duke deklaruar se dita e sotme është një ditë e madhe.
“Sot është një ditë e madhe sepse pati një ndjesi të një ankthi që ka filluar të zbërthehet. Jemi në fundin e ditës, por nga të dhënat që kam, besoj që targetin ne e kemi realizuar. Ka qenë një proces që filloi njëherazi në të katër qarqet. Kemi filluar masivisht vaksinimin dhe përveç Arenës Kombëtare, kemi edhe qendrat shëndetësore. Planin e vaksinimit kemi thënë që do të fillojmë me moshat +80. Sot filluam masivisht 70-79. Pas këtyre, u vjen radha +60, me sëmundje bashkëshoqëruese. Vaksinimi sot ishte një sukses për të na treguar se mund të shkojmë përtej të pritshmes.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
E pyetur për një lehtësim të mundshëm të masave anti-COVID me imunizimin e një pjese të popullatës, Albana Fico u shprehpër “Vizion Plus” se nëse ulen shifrat, masat mund të rikonsiderohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.