Alban dhe Nora Muskurti lanë pas 3 fëmijë jetimë, sot ceremonia e tyre mortore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alban dhe Nora Muskurti lanë pas 3 fëmijë jetimë, sot ceremonia e tyre mortore

Alban dhe Nora Muskurti, dy viktimat e krimit të rëndë në familje që tronditi Tiranën pasditen e të martës, do të përcillen sot për në banesën e fundit.

 

Ishte faqja “Xhamitë e Tiranës” që lajmëroi përcjelljen për në banesën e fundit të dy bashkëshorteve në orën 16:00.

 

Advertisement

Albani dhe Nora ishin praktikisht të fese islame, e po ashtu kishin një agjenci udhëtimi “Noor Travel” që dërgonte në shumë raste besimtare pelegrine në vendet arabike.

 

Kjo agjenci madje kishte qënë moll sherri mes vëllezerve Arsen dhe Alban “Dritan” Muskurti, derisa konflikti u mbyll me një bilanc tragjik.

 

Advertisement

Arsen Muskurti u fut me një pistolete në biznesin e vëllait të tij në rrugën “Myslym Shyri” duke qëlluar për vdekje Albanin por edhe kunatën e tij.

 

Sikurse doli edhe nga pamjet, autori hyri dhe doli me një qetësi të cuditshme nga vendi I krimit.

 

Advertisement

Ai u arrestua pak orë më vonë në tentative për tu arratisur drejt Dibrës.

 

Ndërkohe cifti I bashkëshorteve ka lënë pas 3 fëmijë.

 

Advertisement

 

Të Allahut jemi dhe padyshim të gjithë një ditë te Ai do të kthehemi!

Namazi i xhenazes i Alban dhe Nora Muskurtit, do të falet sot ditën e mërkurë në orën 16:00 në Xhaminë “Dine Hoxha”.

Zoti i mëshiroftë!, shkruajne ne facebook Xhamite e Tiranes.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy