
Zulohet se çfarë ishte sendi i dyshimtë që alarmoi policinë e Tiranës, mëngjesin e sotëm.
Sipas policisë, pas bërjes së ekspertizës rezultoi se sendi i konstatuar është GPS lokalizues.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë në lidhje me sendin e dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve, i cili u konstatua në trotuar, në rrugën “Martin Canaj”, ju bëjmë me dije se: Pas mbërritjes së grupit të ekspertëve antieksploziv të RENEA-s dhe bërjes së ekspertizës nga ana e tyre rezultoi se sendi i konstatuar është GPS lokalizues”, njofton policia.
Advertisement