Përhapja e variantit Delta në Greqi ka shqetësuar autoritet e vendit fqinj, duke çuar në dyfishin e rasteve ditore me Covid-19 brenda javës. Megjithatë ajo që është edhe më shqetësuese sipas ekspertëve është fakti se mutacioni, i shfaqur për herë të parë në Indi, po infekton masivisht fëmijët dhe të rinjtë.

Mjekët në vendin fqinj kanë zbuluar nga profili i rasteve në Kretë me mutacionin Delta se pjesa më e madhe e të infektuarve janë fëmijë.

Eksperti Nikos Tzanakis thotë se nga rastet që janë identifikuar në Kretë, 1/3 janë të moshave nga 8 në 16 vjeç dhe pjesa tjetër nga 16 në 25 vjeç. Pjesa tjetër e të infektuarve janë të moshave nga 25 deri në 30 vjeç. Ai po ashtu ngre shqetësimin se simptomat e sëmundjes Kaëwasaki janë të mundshme tek fëmijët e infektuar me këtë variant të koronavirus.

“Askush nuk mund ta ndalonte mbërritjen këtij mutacioni, por e mira është që ne e vonuam. Nuk është gjë e mirë që fëmijët po infektohen, pasi ka shumë të ngjarë që ata gjithashtu të shfaqin simptoma të sëmundjes Kawasaki “, theksoi Tzanakis.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Eksperti grek thotë se numri i lartë i infektimeve me këtë variant në Kretë mund të shpjegohet me faktin se numri i vaksinimeve në ishull është i ulët krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Për këtë arsye, Ministri grek Shëndetësisë po fillon një turne dy-ditor në Kretë nga sot, në mënyrë që të bindë popullatën e përgjithshme dhe të vaksinohen.

Eksperti tjetër grek, Athanassios Exadaktylos, sjell në vëmendje shkallën e lartë të transmetimit të këtij varianti dhe nevojën për të përshpejtuar programin e vaksinimit.

“Nëse transmetueshmëria e gripit është 1 në 1.1 për shembull 10 infektojnë 11 të tjerë. Me koronavirusin në fillim ishte një infekton katër, katër infektonin 16, me rastin e variantit britanik transmetueshmëria u rrit me 50 për qind.”

Kurse, në rastin e variantit Delta, kemi 50 për qind më shumë transmetueshmëri se varianti anglez ose alfa.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Një infekton nëntë dhe nëntë infektojnë 81,” tha Exadaktylos duke shtuar se ata që janë të vaksinuar nuk rrezikohen nga format e rënda të sëmundjes apo vdekja, raportojnë mediat greke.

Kujtojmë se varianti Delta po konfirmohet thuajse në të gjithë botë, përfshirë këtu edhe në Kosovë, Itali dhe po monitorohet afër nga ekspertët që janë të shqetësuar për përhapjen e tij. OBSH ka paralajmëruar se deri në fund të vjeshtës ky variant mund të përbëjë mbi 90 për qind të rasteve me Covid-19.