![Alarmi i Shehut/ Situata është katastrofale. Rakacolli: Është e ulët të flasësh kështu…](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/02/SPOTLIGHT-DT-8-2-21-PJ1.00_14_14_14.Still010-711x400.jpg)
Kryeministri Edi Rama lajmëroi ditën e sotme rritjen e gjobave për bizneset dhe shtrëngimi e masave kufizuese për qytetarët që nuk zbatojnë masat kundër përhapjes së Covid-19. Ai njoftoi në një bisedim me gazetarët, se Policia e Shtetit dhe inspektoriatet do të sigurojnë zbatimin e masave.
E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi në Vizion Plus, zëvendësministrja e Shëndetësisë, znj. Mira Rakacolli u përplas me ish-deputetin e PD-së, z.Tritan Shehu i cili e cilësoi situatën në të cilën ndodhemi aktualisht si katastrofale.
Tritan Shehu: Gjendja në Shqipëri është katastrofale
Mira Rakacolli: Absolutisht jo! Është shumë e ulët që t’ju flasësh kaq qytetarëve me termin katastrofal
Tritan Shehu: … dhe rrezikohet jeta e shumë qytetarëve shqiptarë me numër shumë të madh, të jeni të bindur për këtë gjë.
Mira Rakacolli: Të qytetarëve shqiptarë që dalin të gjithë nga liqeni…