Në sallën operative sot mbërriti një telefonatë se në ambientet e SPAK ka bombë.
Menjëherë pas këtij alarmi, policia është vënë në lëvizje dhe ka nisur kontrollin në ambientet e brendshme të godinës dhe zonën përreth.
Por nga kontrollet nuk është konstatuar asnjë gjë, teksa policia thotë se alarmi ka qenë i rremë.
Blutë po punojnë për identifikimin e personit që dha alarmin, i cili ka fikur telefonin.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën “Jordan Misja”.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë.
Po punohet për identifikimin e telefonuesit pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin.